Maqedoni VMRO DPMNE me kërcënime ndaj PSP-së dhe LSDM-së për paraburgimin e Koçanit

VMRO DPMNE me kërcënime ndaj PSP-së dhe LSDM-së për paraburgimin e Koçanit

“VMRO DPMNE me vëmendje prej së afërmi ndjek tendencat e degës partiake të LSDM-së që është Prokuroria Speciale, Zoran Zaevit dhe skenaristëve të tij, por edhe gjykatësve që janë nën ndikimin apo presionin e LSDM-së, në rastin e përpjekjes për përcaktim joligjor të paraburgimit të pronarit të televizionit “Nova”, Sead Koçani”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Sipas kësaj partive, procedura ndaj Koçanit ka tre synime të qarta.

“E para, presion apo nëse ka mundësi edhe mbylljen e televizionit “Nova”. E dyta, të dërgohet mesazhi dhe të frikësohen të gjitha mediat që nuk mendojnë si krimineli i falur Zoran Zaev dhe skenaristët e tij dhe e treta frikësimi i pjesëtarëve të komuniteteve etnike që nuk pajtohen me politikat e Zoran Zaevit”, thonë nga VMRO DPMNE.

Sipas tyre, ky akt është tentim për ngufatjen e demokracisë dhe lirive demokratike në Maqedoni.

Nga partia shtojnë se “VMRO DPMNE në shenjë proteste kundër tentimit për ngufatjen e këtij mediumi, demokracisë dhe lirisë së demokracisë dhe njëkohësisht kërcënim ndaj mediave tjera, ku tashmë po bëhet torturë nga PSP, do t’i ndërmerr të gjitha masat e disponueshme politike dhe demokratike në drejtim të pengimit të sjelljes jo- demokratike të LSDM që është në pushtet në PSP dhe tërësisht menaxhon me të dhe e kontrollon të njëjtën”.