Maqedoni VMRO DPMNE: Maqedonia po bëhet viktimë e sjelljes anti- shtetërore të Zaevit...

VMRO DPMNE: Maqedonia po bëhet viktimë e sjelljes anti- shtetërore të Zaevit dhe LSD-së

“LSD heshti pas vendosjes së flamurit shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Tani LSD hesht edhe lidhur me deklaratën e Talat Xhaferit se do ta zyrtarizoj gjuhë shqipe në mbarë territorin ndërsa Kuvendi në Maqedoni do të jetë parlamenti i tretë në rajon ku seancat do të zhvillohen në gjuhën shqipe”, ka thënë VMRO DPMNE në kumtesën e rregullt ditore.

Në të më tej shuhet se “këtë herë e tërë Maqedonia është bërë viktimë e sjelljes anti- kushtetuese të Zaevit dhe LSD-së”.

“Zaevi dhe LSD, që të shpëtojnë veten nga përgjegjësia për krimet e bëra, janë në gjendje t’i shesin interesat shtetërore dhe nacional të Maqedonisë”, thuhet më tej në kumtesë.