Maqedoni VMRO DPMNE: LSDM urdhëron sulme dhe u kërcënohet gazetarëve që nuk i...

VMRO DPMNE: LSDM urdhëron sulme dhe u kërcënohet gazetarëve që nuk i kontrollon

VMRO DPMNE sot përmes njoftimit akuzoi LSDM-në se “kriminelët” nga radhët e kësaj partie urdhërojnë sulme ndaj mediumeve dhe u kërcënohet gazetarëve që s’janë nën kontrollin e LSDM-së dhe Sorosit.

“U sulmua gazetarja e televizionit “Sitel”, Ivona Talevska, u sulmua gazetari Janko Ilkovski, u sulmua Dejan Nikolovski, Antonio Dimitrievski, Boban Nonkoviq, u sulmua ekipi i gazetarëve i “Republika” ndërsa u demoluan hapësirat e “Radio Maqedonisë së Lirë”. Redaksionin e “Kurir”, aktivistë të LSDM-së e kanë kërcënuar me vdekje dhe tërheqje nëpër rrugë. Zoran Zaevi disa mediat që nuk i realizojnë urdhrat e tij i quajti armiq më të mëdhenj politik dhe i ekspozoi në linçim publik”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

Nga partia thonë se as Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) as OJQ-të e Sorosit nuk kanë reaguar kur janë sulmuar fizikisht dhe kur ka pasur kërcënime ndaj gazetarëve të cilët “nuk i kanë plotësuar urdhrat nga Bihaqka”.

“Për shkak të sjelljes së këtillë agresive kundër fakteve dhe të vërtetës, rezultati i LSDM-së në këto 10 cikle zgjedhore është humbje 10-0 nga qytetarët e RM-së. Populli nuk dëshiron kriminel dhe media që mbrojnë kriminelët”, thuhet në kumtesë.