Maqedoni VMRO DPMNE: LSDM dhe Sorosi privatizuan dhe shkatërruan sektorin joqeveritar

VMRO DPMNE: LSDM dhe Sorosi privatizuan dhe shkatërruan sektorin joqeveritar

LSDM dhe Soros 20 vite privatizuan dhe shkatërruan sektorin e OJQ-ve, sikur ta kenë fituar atë në tender në Strumicë, thonë nga VMRO DPMNE përmes kumtesës me shkrim.

“Fondacioni “Shoqëria e Hapur-Maqedoni”, Forumi Rinor Arsimor, Fondacioni “Metamorfozis”, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në R. e Maqedonisë, XHEF Maqedoni dhe dhjetëra OJQ-të tjera që firmosën marrëveshje me LSDM-në, janë vetëm vegël e kriminelit të falur Zoran Zaev përmes të cilës LSDM dhe Sorosi po shkatërron sektorin joqeveritar tashmë 20 vite. Këto organizata kuazi- civile digjnin dhe shkatërronin gjatë revolucionit mercenarë duke gënjyer se po luftojnë për të drejtat ndërsa ishin të udhëhequr nga i faluri Zoran Zaev”, thuhet në njoftimin e partisë.

Nga VMRO DPMNE shtojnë se kjo, siç thonë dhunim i ashpër i sektorit joqeveritar nga LSDM dhe Sorosi është tregues më i mirë pse në Maqedoni është i domosdoshëm proces urgjent i desorosoizimit.