Maqedoni VMRO DPMNE deri te BDI: Nuk do të lejojmë dygjuhësi dhe mandat...

VMRO DPMNE deri te BDI: Nuk do të lejojmë dygjuhësi dhe mandat të vazhduar të PSP-së

Pa marrë parasysh rezultatit rreth formimit të qeverisë në periudhën e ardhshme, a do të formohet dhe kush do ta formoj, VMRO DPMNE nuk do të bisedoj dhe nuk do të lejoj ndryshim të Kushtetutës për miratimin e dygjuhësisë në tërë territorin e shtetit dhe vazhdimin e PSP-së, thuhet në reagimin e kësaj partie ndaj njoftimit të djeshëm të BDI-së.

“Arsyet për këtë deri më tani në opinion janë nxjerrë disa herë ndërsa kanë të bëjnë me përpjekjen për shtet unitar, mbrojtjen e rendit kushtetues, përpjekjet tona politike të nxjerra në periudhën para- zgjedhore, Marrëveshjen e Ohrit si dhe marrëveshjen e qershor- korrikut 2015 (Marrëveshja e Përzhinës v.j) që ky koalicion e respektoi në përpikëri siç u arritëm vesh dhe firmosëm dhe s’ka ndërmend ta ndryshoj” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Prej atje thonë se PSP është instrument politik në “duart e një qendre të fuqisë dhe instrumentet e tyre në vend për shantazhim të çdo politikani i cili do t’i luftoj interesat nacional të popullit maqedonas dhe interesat shtetërore të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”.

“PSP është buton i cili do të shtypet çdoherë kur dikush do të tentoj të mos luaj ashtu siç i diktohet nga jashtë. PSP është vegël me të cilën degradohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit. PSP nuk është e pavarur dhe nuk ka lidhje me të drejtën dhe drejtësinë. PSP është instrument për vazhdimin e krizës dhe mbajtjen e Maqedonisë në peng dhe ne asnjëherë nuk do të pranojmë Maqedonia të mbahet peng dh të ekzistoj instrument për disiplinim të secilit që lufton për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore. Mos- lejimi për vazhdimin e mandatit të PSP-së nuk është frikë, por guxim dhe vullnet” thuhet më tej në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Nga partia e Ali Ahmetit pas seancës së djeshme të kryesisë qendrore të BDI-së, njoftuan se përdorimi i barabartë të gjuhës zyrtare shqipe, integrimi në NATO dhe BE si dhe vazhdimi i mandatit të PSP-së për zbardhjen e dyshimeve që dalin nga skandali i përgjimeve, “janë synimet që si kushte s’mund të jenë lënë bisedimi”.