Maqedoni VMRO DPMNE dënon fotografitë mortore të ambasadorëve të publikuara në internet

VMRO DPMNE dënon fotografitë mortore të ambasadorëve të publikuara në internet

VMRO DPMNE dënoi publikimin dhe përhapjen e nekrologëve për ambasadorëve dhe diplomatëve të disa shteteve. Nga partia thonë se ky akt është i papranueshëm dhe i palejuar dhe se në të ardhmen patjetër duhet të ndalohet.

“VMRO DPMNE dënon fjalorin e urrejtjes të disa gazetarëve të afërt me LSDM-në, që publikisht po publikohet nëpër portalet nën kontrollin e partisë. Thirrja publike për likuidimin e kryetarit Gruevskit është shenjë e pafuqisë nga krimineli i falur Zoran Zaev i shprehur përmes gazetarëve dhe portaleve të dirigjuara nga “Bihaqka”. Teksti i turpshëm “A mund të vritet Gruevski”? i publikuar në “Plusinfo” pasqyron qëllimet e Zaevit të falur për provokimin e incidenteve të reja dhe prolongimin e krizës” thuhet në njoftimin e partisë.

Nga VMRO DPMNE kërkojnë organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse.