Maqedoni Qeveria shpalli gjendje krize në kufirin verior dhe jugor

Qeveria shpalli gjendje krize në kufirin verior dhe jugor

Qeveria në seancën e djeshme për shkak të fluksit në rritje të emigrantëve në shtet ka miratuar vendim për të shpallur gjendje krize në kufirin verior dhe jugor.

Këtë sot në konferencën shtypi e deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski duke shtuar se për sigurimin e kufirit jugor do të angazhohet edhe Armata e RM-së.

Siç njofton Kotevski, synimi i këtij vendimi është ruajtja e popullatës vendore dhe që t’u ofrohet një trajtim më human dhe njerëzorë emigrantëve që tanimë janë futur në territorin e vendit.

Sipas vendimit të Qeverisë, do të formohet shtab kryesor në kornizat e Qendrës për menaxhim me kriza që për kohë të shkurtë do të miratoj plan përkatës aksionar për veprim.

Kotevski nuk u përgjigj saktë nëse kjo do të thotë se Maqedonia po e mbyll kufirin jugor për emigrantët jolegal që vijnë nga Greqia dhe futen në vend, duke theksuar se me këtë përforcohet kontrolli i kufirit dhe në vend pikën e kalimit kufitar.