Bota Qeveria nuk ka debatuar për gardhin në kufirin me Greqinë

Qeveria nuk ka debatuar për gardhin në kufirin me Greqinë

Ngritja e gardhit në kufirin me Greqinë dhe dërgimi eventual i ushtrisë deri më tani nuk janë shqyrtuar si opsione në seancën e Qeverisë së Maqedonisë, mëson “Meta” nga burime të larta brenda qeverisë.

Nga Qeveria gjithashtu tani për tani nuk kanë paralajmërime për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin jugor me Greqinë. Burimi qeveritar thotë se qeveria e Maqedonisë do të veproj në përputhje me politikën e BE-së dhe tani për tani nuk mendon për mbylljen e kufirit sipas shembullit të Hungarisë.