Maqedoni Qeveria miratoi ligjin për azil, radhën e ka Kuvendi

Qeveria miratoi ligjin për azil, radhën e ka Kuvendi

Në seancën e mbrëmshme, Qeveria miratoi propozim- ndryshimet e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, me procedurë urgjente, deklaroi për “Meta” zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Ligji është dërguar në Kuvend dhe, siç njoftojnë nga Qeveria, do të shqyrtohet në seancën e parë të ardhshme, e cila do të mbahet këtë apo javën e ardhshme.

Burime nga Kuvendi për “Meta” thonë se seanca në të cilën do të shqyrtohen ndryshimet e ligjit, e që do të miratohet me procedurë urgjente është caktuar për të hënën javën e ardhshme.

Në seancë, është formuar trup koordinues – grup pune, e përbërë nga ministrat e brendshëm, të jashtëm, ministri i shëndetësisë, i punës dhe politikës sociale dhe ai i vetëqeverisjes lokale.

Trupi koordinues i cili do ta ndjek gjendjen e emigrantëve, që sot do ta ketë takimin e parë ndërsa për detajet pritet të informojnë gjatë ditës.

Me ndryshime e propozuara në Ligjin për azil dhe mbrojtje të përkohshme, “i mundësohet të huajit në kalim kufitar apo në brendinë e territorit të RM-së para policit të MPB-së të tregoj synimin se do të ngrit kërkesë për të drejtën e azilit dhe ajo të bëhet në afat prej 72 orëve në Repartin për azil në hapësirat e Qendrës së emigrantëve për kërkim azili”.