Maqedoni Vendimi i parë i trupit ad- hok për mediat: Gjobë për TVM-në...

Vendimi i parë i trupit ad- hok për mediat: Gjobë për TVM-në për shkak të emetimit të reklamave qeveritare

Trupi ad- hok për ndjekjen e mediave në periudhën parazgjedhore mori vendimin e tij të parë gjegjësisht dorëzoi propozim për shqiptimin e gjobës kundërvajtëse për servisin e parë programor të TVM-së për shkak të emetimit të reklamës qeveritare.

“Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio/ vizuale, pas propozimit të dorëzuar nga Komisioni ad- hok dorëzoi kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse ku gjykata do të shqiptoj sanksion kundërvajtës- paralajmërim ndaj servisit të parë të programit televizivi të TVM-së. Shkelja ka të bëjë me atë se TVM1, në periudhën prej 2 deri 5 shtator 2016 në kundërshtim me nenin 75-d paragrafi 4 e Kodin zgjedhor, ka emetuar reklama të financuara nga buxheti i RM-së” thuhet në njoftim.