Maqedoni Veljanovski dërgoi mesazh për komunitetin ndërkombëtar për ndjekjen e zgjedhjeve

Veljanovski dërgoi mesazh për komunitetin ndërkombëtar për ndjekjen e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dërgoi mesazh deri te presidentja e Kuvendit parlamentar të OSBE-së, Ilka Kanerva, kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, kryetari i Kuvendit parlamentar të Këshillit Evropian, Pedro Agramunt dhe kryetari i Kuvendit parlamentar të NATO-s, Majkl R. Tarner për idenë të marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme, të njoftojnë KSHZ-në, e cila konfirmon procedurën për kryerjen e vëzhgimit në zgjedhje.

Në Kodin zgjedhor, në nenet 161-162 parashihet tërë procesi zgjedhor të mund të vëzhgojnë organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja si dhe shoqata të regjistruara të huaja dhe vendore në statutet e të cilave përshihet parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Kryetari i Kuvendit të RM-së, Trajkovski dje shpalli zgjedhjet.