Maqedoni Velinovska: Gruevski përgatitet të largohet nga pozita lider i VMRO-DPMNE

Velinovska: Gruevski përgatitet të largohet nga pozita lider i VMRO-DPMNE

 

„…VMRO-DPMNE-ja tashmë një kohë të gjatë nuk tregon shenja të jetës së gjallë. Prijësi partiak (Nikolla Gruevski sh.a.), siç duket në stilin e tij, në mënyrë jotransparente, etapore, po distancohet nga pozicioni kryetar. Sipas të gjitha shenjave të deritanishme, po përgatitet të demisionohet nga pozita e liderit partiak”, shkruan Mirka Velinovska, në tekstin me titull “Vallë VMRO-DPMNE-ja do të drejtojë shtet ose do të shkojë në opozitë”, të publikuar në numrin e sotëm të “Dnevnik”.

Velinovska shprehet se dorëheqja e Gruevskit nga posti kryeministror është dakorduar në Strasburg që para “kapitullimit të Përzhinës”.

Velinovska pohon se në rrjedhë është freskimi i partisë në pushtet meqë politika partiake është bërë “e mërzitshme dhe e konservuar në një linjë”.

Tezat e Velinovskës korrespondojnë me deklaratat më të reja të Gruevskit.

Dje, lideri i VMRO-DPMNE, në fjalimin e mbajtur në ditëlindjen e 26-të të partisë, drejtpërdrejt u përqendrua në “mosdurimin e popullit”, fliste për “aksion popullor”, si dhe për atë se ai është “nën presion të mijëra qytetarëve” dhe se “nuk do të mund ta mbajë situatën nën kontroll, meqë populli vlon…, e në një moment mund t’i vjen mbi kokë dhe të hyjë në fazë të re, e cila nuk do të jetë e mirë për vendin“.