Maqedoni UShKM pranoi takimin me MASh-in më 10 shkurt

UShKM pranoi takimin me MASh-in më 10 shkurt

Universiteti “Shën Kirili e Metodi” pranoi ftesën për takim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës.

“Ju njoftojmë se e pranojmë propozimin takimi të mbahet më datën 10 shkurt. Vendi dhe termini i takimit do të vendosen në mënyrë shtesë”, thuhet në shkresën e rektorit Velimir Stojkovski deri tek ministri i arsimit, Abdylaqim Ademi.

MASh dje propozoi takim më datën 10 shkurt me përfaqësuesit e deleguar nga UShKM pasi Senati i UShKM kërkonte analizë gjithëpërfshirëse, profesionale dhe rrënjësore, prej të cilës do të dalin propozime për reforma dhe përmirësimin e arsimit të lartë.