Maqedoni Tusk nesër në Shkup takohet me Ivanovin

Tusk nesër në Shkup takohet me Ivanovin

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk nesër do të vijë në Shkup në takim me presidentin Gjorge Ivanov. Arsyeja kryesore është kriza e refugjatëve. Pasnesër, zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara, Hojt Ji do të diskutojë me liderët vendor.

Vizita e Tuskit është pjesë e mini-turnesë në të cilën ai do ti vizitojë Vjenën, Lubjanën, Zagrebin, Shkupin dhe Athinën për të vazhduar me ndërtimin e një konsensusi Evropian për ballafaqimin me krizën e emigrantëve. Turneu është edhe përgatitje e Samitit BE-Turqi, i cili do të mbahet më 7 mars.

Sa i përket, vizitës së ndihmës sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Azi të Shteteve të Bashkuara, Hojt Ji, të enjten ai do të takohet me liderët e partive. Fokusi do të jetë në Marrëveshjen e Përzhinës, por edhe për reformat dhe sfidat që qëndrojnë para vendit për daljen nga kriza politike.

евруари.