Maqedoni Treshja e Brukselit në takime me Katica Janevën dhe partitë

Treshja e Brukselit në takime me Katica Janevën dhe partitë

Tre raportuesit e euro- parlamentit për progresin e Maqedonisë, Knut Flekenshtajn, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl, sot në mëngjes arritën në Shkup dhe filluan takimet me përfaqësuesit e Maqedonisë, ku biseduan për përgatitjet rreth zgjedhjeve dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Euro- deputetët për momentin kanë takime me prokuroren speciale Katica Janeva ndërsa më pas parashihet takim me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Agjenda vazhdon me takimin me kreun e partisë shqiptar në pushtet Ali Ahmetin ndërsa më pas edhe me kreun opozitar, Zoran Zaev.

Takimet do të përfundojnë me zv- kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Poposki, pas çka është e paraparë prononcim i përbashkët në EU Info Qendrën.

Euro- deputetët paraprakisht realizuan takim me përfaqësuesit e sektorit civil.

Euro- deputeti Ivo Uajgl herët në mëngjes u takua me përfaqësuesit e PLD-së dhe “Frontit subversiv”, pas çka biseduan për të drejtat e njeriut dhe komunitetit LGBT në Maqedoni.