Maqedoni Thaçi dhe Ibraimovski nesër do të dëshmojnë para PSP-së

Thaçi dhe Ibraimovski nesër do të dëshmojnë para PSP-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Menduh Thaçi do të merret në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike.

Raportohet se Thaçi në PSP do të paraqitet si dëshmitar për një rast që lidhet me publikimin e përgjimeve nga LSDM-ja vitin e kaluar.

Të hënën bashkë me Thaçin para PSP-së duhet të flasin edhe Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE-ja dhe Samka Ibrahimovski.