Maqedoni Tërmeti me epiqendër në veri të Tiranës, dridh edhe Maqedoninë

Tërmeti me epiqendër në veri të Tiranës, dridh edhe Maqedoninë

Tërmeti i fuqishëm që në ora 15:53 minuta dridhi pjesën perëndimore të Maqedonisë, epiqendrën e ka pasur 55 kilometra në veri të Tiranës gjegjësisht 32 kilometra në lindje të qytetit Lezhë.

Magnituda ka qenë 5,2 gradë ndërsa hipoqendra gjegjësisht thellësia e dridhjes 10 kilometra mbi sipërfaqen, mësohet nga ueb faqja e Qendra sizmologjike evropiane- mediterane.

Tërmeti në Shkup është ndjerë si horizontal gjegjësisht ka “lëkundur ndërsa është regjistruar edhe Observatori sizmologjik në Shkup, sipas asaj që mund të shihet në ueb faqen e tyre.