Maqedoni Taleski sillet për bisedë informative në PSP

Taleski sillet për bisedë informative në PSP

Kryetari i Manastirit, Vladimir Taleski, i dyshuari i parë në rastin “Transportuesi” sot saktë më orën 12:00, me shoqëri policore u soll në hapësirat e Prokurorisë speciale, ku duhet të jep deklaratë rreth keqpërdorimeve të transportit në Manastir.

Taleski hyri i shoqëruar nga avokati i tij Nikola Dodovski dhe nuk u prononcua para mediave. Duke i injoruar pyetjet e gazetarëve rreth asaj nëse ndjehet fajtor, ai vetëm u fut në godinë.

Tani për tani nuk dihet sa do të zgjat biseda me Taleskin, por sipas informacioneve tona, nga deklarata e tij varet qëndrimi i PSP-së rreth vazhdimit të arrestit shtëpiak.

Specialja i ngarkon Taleskin dhe 22 persona tjerë për keqpërdorime të mjeteve me transportin e mjeteve në Manastir, në vlerë prej 360.000 euro.