Maqedoni Mediumet botërore njoftojnë për akuzat për ryshfet në biznesin me Izraelin

Mediumet botërore njoftojnë për akuzat për ryshfet në biznesin me Izraelin

Mediumet botërore shkurt transmetuan me telegraf konferencën e djeshme për shtyp të liderit opozitar, Zoran Zaev, duke publikuar informatën e njëjtë të agjencisë së lajmeve “Associated Press “.

Në lajmin e AP me titull “Drejtori i shërbimit sekret maqedonas akuzohet se ka marrë ryshfet për biznes të caktuar me Izraelin”, thuhet se dje Zaev ka publikuar regjistrime që tregojnë se si drejtori i shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov, asistentja e tij dhe disa persona nga Izraeli merren vesh për transferim të parave për ryshfet për furnizim me pajisje për ndjekje nga Izraeli në vitin 2011. Agjencia thekson se Zaev nuk e ka zbuluar shifrën e saktë të biznesit, por shton se bëhet fjalë për “shumë zero”.

AP duke u thirrur në “Netpres” thekson se Mijalkov ka demantuar akuzat, duke thënë se bëhet fjalë për “donacion” prej 5,5 milion euro e blerë për “furnizim me pajisje që do t’i dedikohet njësiteve speciale policore”. Megjithatë, në lajm nuk zbulon detaje për shumat e transferimeve, e as pak nuk thekson detaje për izraelitët nga regjistrimet.