Maqedoni Stojançe Angelov: Me fushatën e zezë më bëjnë shërbim

Stojançe Angelov: Me fushatën e zezë më bëjnë shërbim

“Me tërë këtë fushatë të zezë më bëjnë shërbim propagandues, sepse ata që i publikojnë këto pisllëqe vet nuk besojnë në atë që e shkruajnë dhe flasin” thotë për Meta, gjenerali Stojançe Angelov, për sulmet kundër tij, që në mënyrë të sinkronizuar vijnë përmes grafiteve nëpër fasadat e Shkupit, shkrime nëpër mediumet pro- qeveritare, postime dhe foto- montime nëpër rrjetat sociale.

Angelov tanimë 20 ditë udhëheq protestat para Radio- televizionit maqedonas ku kërkon që ky servis nacional t’i publikoj audio- regjistrimet nga “bombat” të liderit opozitar, Zoran Zaev.

Filip Petrovski u.d drejtori i Arkivit shtetërorë në profilin e tij në Twitter publikoi foto- montim me imazhin e Angelovit se si në radhët e para bën marsh me aktivistët e LSDM-së, nën të cilën qëndron: “Gjeneralja Stojanka- lideri i grave të LSDM-së”.