Maqedoni Stavreski sot pritet të dëshmoj para Komisionit anketues

Stavreski sot pritet të dëshmoj para Komisionit anketues

Ministri i financave Zoran Stavreski sot më orën 14.30 duhet të dëshmoj para Komisonit anketues lidhur me skandalin e përgjimeve.

Pritet numri një i financave si dhe kryeministri të thirren në nenin , paragrafi 4 nga rregullorja për punën e Komiisonit dhe seanca të jetë e mbyllur.

Sipas rregullores, fillimisht pyetje do të parashtrojnë dy deputetë nga VMRO DPMNE, një nga LSDM dhe një nga BDI.

Më pas raundi i pyetjeve do të përsëritet, por në vend të BDI-së, pyetje do të parashtroj PDSH ndërsa në raundin e tretë do të parashtroj pyetje deputetja e pavarur, Roza Topuzovska- Karevska.