Ekonomi Stavreski: Maqedonia 14 muaj me rritje të vazhdueshme

Stavreski: Maqedonia 14 muaj me rritje të vazhdueshme

Rritja e lartë e prodhimit industrial i përket politikës së mirë tatimore dhe biznes-klimës, tha sot në Prilep zëvendëskryeministri dhe ministër i financave, Zoran Stavreski, duke komentuar të dhënat nga Enti shtetëror i statistikës.

-Industria maqedonase ka marrë hov të mirë. Tashmë 14 muaj ka rritje të vazhdueshme. E dhëna e fundit për rritjen prej 7.5 % apo gjithsej për 10 muaj rritje më të madhe se 5 %, tregon se kemi politika të mira-deklaroi Stavreski.

Ministri i financave shprehu shpresën se edhe gjatë periudhës së ardhshme do të ruhet kuota e lartë e rritjes edhe në industri edhe në sektorët tjerë.