Ekonomi Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë është 27,3%

Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë është 27,3%

Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë në Maqedoni për këtë vit është është 27,3%, tregojnë të dhënat e Entit shtetërorë për statistikë. Pa punë janë 262.140 ndërsa të punësuar janë 697.248 persona.

Pjesa më e madhe e të papunëve në tremujorin e parë janë burra (62,8%) nga popullata e përgjithshme aktive në vend ndërsa gra (37,2%).

Sipas moshës, pjesa më e madhe e të papunëve apo 166.144 janë të moshës prej 25 deri 49. Sipas arsimit, shumica prej tyre janë me shkollë të mesëm.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në vend, më i madhi gjegjësisht 540.669 janë të punësuar në sektorin privat ndërsa 156.579 janë në pronësi tjetër.