Maqedoni Spasovski: Çdo votues i dyshimtë duhet të kontrollohet

Spasovski: Çdo votues i dyshimtë duhet të kontrollohet

KSHZ si institucion i pavarur duhet maksimalisht të ketë kujdes që të pastrohet lista zgjedhore dhe të sigurohet siguri te qytetarët e vendit se e drejta e votës s’mund të keqpërdoret, porositi nga Strumica sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski.

“I bëjmë thirrje KSHZ-së të jetë në nivelin e detyrës së saj. Të miratojnë vendime në pajtim me gjendjen faktike në lidhje me listën e zgjedhësve, të bëhet kontroll i secilit votues të dyshuar që gjendet në listën e zgjedhësve. Dhe së bashku me të gjitha institucionet të ndihmojmë të pastrohet kjo listë e votuesve dhe të hyjmë në një proces zgjedhor që do të jetë korrekt dhe demokratik. Të gjitha opsionet tjera janë të hapura, me qëllim që ta mbrojmë procesin zgjedhor dhe të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve” –tha Spasovski