Bota Shpëton fëmija nga avioni i rrëzuar në Tajvan

Shpëton fëmija nga avioni i rrëzuar në Tajvan

Nga avioni i “Trans Asia Airlines” që u rrëzua sot në lumin Kelung në pjesën veriore të Tajvanit, shpëtimtarët kanë nxjerrë 15 persona që i mbijetuan rrëzimit midis të cilëve një fëmijë 1 vjeçar.

Incizimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se si nga pjesët e mbetura të avionit nxirret fëmija, vendoset në barkë duke e dërguar në breg ku e marrin punonjësit e emergjencës.

Sa për njoftim, avioni kishte 53 udhëtarë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve 3 pilot. 23 persona kanë humbur jetën ndërsa 20 rezultojnë të zhdukur. Organet kompetente kanë nisur hetime lidhur me atë se si piloti ka humbur kontrollin ndaj avionit.