Maqedoni Sot protesta në nëntë qytete të vendit

Sot protesta në nëntë qytete të vendit

Nisma civile “Protestoj” sot në nëntë qytete ka caktuar protesta ndaj vendimit të fundit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e zyrtarëve. Përveç në Shkup, protesta do të ketë edhe në Strumicë, Veles, Ohër, Kërçovë, Kavadar, Manastir, Prilep dhe Radovish.

Lëvizja “Protestoj” në Shkup do të mbaj protestën e 14-të që do të filloj më orën 18 para godinës së PSP-së.

Dje protestuesit ngjyrosën Ministrinë e drejtësisë dhe Zyrën e presidentit Ivanov.