Maqedoni Moti sot shumë i ftohtë dhe me diell

Moti sot shumë i ftohtë dhe me diell

Moti sot në mëngjes është shumë i ftohtë. Në orën shtatë në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Berovë janë matur -12 gradë Celsius, në Manastir -11, në Prilep -10, në Shkup – Zajçev Rid dhe Kumanovë -9, në Demir Kapi, Kriva Pallankë, Strumicë dhe Kavadar -8, në Shtip, Vinicë dhe Dibër -7, në Gjevgjeli, Ohër, Pretor dhe Lazaropole -6, ndërsa në Dojran, Krushevë dhe Mavrovë deri -4 gradë Celsius.

Siç njoftoi DPHM, temperaturat minimale ishin-13 gradë Celsius në Tetovë deri -5 në Dojran.
Gjatë ditës do të jetë mot me vranësira mesatare me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë një deri shtatë gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri dy gradë Celsius.