Maqedoni Komisioni kuvendar miratoi ndryshimet e ligjit për arsimin e lartë

Komisioni kuvendar miratoi ndryshimet e ligjit për arsimin e lartë

Komisioni kuvendar i arsimit, shkencës dhe sportit rreth orës tre të mëngjesit, votoi të gjithë pakon e reformave në arsimit fillorë, të mesëm dhe atij të lartë, Ligji për Fakultetin  Pedagogjik, Ligji për mësimdhënës në arsimin fillorë he atë mesëm, Ligji për formimin e Akademisë së arsimtarëve dhe Propozim- ligji për trajnim të drejtorëve të shkollave të mesme dhe atyre fillore si dhe institucionet parashkollore, bën të ditur portali Nova TV.

Komisioni shqyrtoi dhe nuk i pranoi 150 amendamentet, prej të cilave pjesa më e madhe kishin të bëjnë me  ndryshimet e propozuara të Ligjit për arsimin e lartë.

Seanca e Komisionit filloi dje në ora 10 dhe me disa orë pauzë përfundoi sot në ora tre të mëngjesit. Ligjet e propozuara së shpejti duhet të  jenë në Kuvend para deputetëve.