Maqedoni Me DSK-në dhe BSP-në do të udhëheqin një futbollist i mirë dhe...

Me DSK-në dhe BSP-në do të udhëheqin një futbollist i mirë dhe një hije besnike

Еmërimi i drejtorëve të rinj të Drejtorisë së sigurimit dhe kundër- zbulimit (DSK) Lupço Andonovski dhe Byrosë për sigurim publik (BSP), Gorançe Savovski, edhe pse dukej pak si befasi, nga aspekti i zgjidhjeve kadrovike, sepse shumë pak apo fare nuk janë të njohur në opinion, megjithatë nga komuniteti i kundër- zbulimit dhe policia jozyrtarisht thonë se emërtimi i tyre ka logjikën e vet, ku edhe qëndron shenja “partiake”.

Sipas burimeve tona, edhe Andonovski edhe Savovski vijnë nga Fakulteti i sigurisë në Shkup dhe karrierën e tij profesionale e kanë ndërtuar në MPB, njëri 15 e tjetri mbi 20 vite.

Megjithatë, ajo që është e përbashkët për të dytë është orientimi i tyre partiak, i cili gjoja ka luajtur rol të dukshëm në avancimin e tyre në karrierë dhe afërsia me një pjesë të garniturës aktuale, me MPB-në dhe pushtetit.

“Drejtorët e rinj të DSK dhe BSP vijnë nga radhët e të punësuarve në MPB, ku kanë  pasur karrierë profesionale. Në lidhje me orientimin e tyre partiak, lehtë mund të supozohet prej ku vijnë. Thjeshtë nuk kanë qenë të eksponuar politikisht, dhe kështu, ndoshta nuk janë të njohur para opinionit- thotë një prej burimeve.

Ndërsa një bashkëfolës tjetër është më eksplicit dhe nuk është shumë i befasuar në lidhje me emërimin e drejtorëve të dy funksioneve ndoshta më të rëndësishme në MPB.

“Andonovski përveç njeri i mirë, është edhe futbollist i mirë. Por, tek ai vërehet orientimi partiak dhe interesat e saj, që fuqishëm ka ditur ta mbroj edhe në diskutime miqësore. Kjo ka pasur ndikim të madh në avancimin e karrierës së tij profesionale, në veçanti pas vitit 1998- thotë bashkëbiseduesi jonë.

Lupço Andonovski është në polici prej viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Vjen nga Fakulteti i sigurisë në Shkup.

Punon në Drejtorinë e sigurimit dhe kundër- zbulimit, ku me kalimin e kohës ka marrë edhe poste udhëheqëse, mes të cilave edhe kryeshef i DSK për Shkupin. Në ndërkohë, e ka vazhduar edhe avancimin e tij akademik.

Ndërsa karriera e Gorançe Savovskit ngushtë lidhet me ministrin aktual të brendshëm, Mitko Çavkov, i cili erdhi në këtë funksion në vend të Gordana Jankulloskës.

Edhe ai arsimin e tij akademik e ka marrë në Fakultetin e sigurisë ndërsa në MPB është pranuar në vitin 1999.

“Ai është pranuar në MPB gjatë punësimeve partiake në vitin 1999. Edhe karriera e tij ka lëvizur paralelisht me atë të Mitko Çavkovit- thotë njëri prej bashkëbiseduesve tanë.

Savovski në një kuptim të caktuar, është pasardhësi i Çavkov në sektorët e MPB, prej ku njëri është larguar e tjetri ka ardhur në vend të tij.

“Kur Çavkov u largua nga posti i kryeshefit të krimit të organizua dhe u bë kryeshef i forcave qendrore policore (FQP), Savovski erdhi në vendin e tij në krimin e organizuar. Më pas Çavkov u largua dhe morri kryesimin e BSP, Savovski ishte kryeshef i FQP dhe kështu deri në ndryshimin e fundit- thonë burimet tona.

Këtë konfirmon edhe biografia e shkurtë e Savovskit në faqen e internetit të MPB, ku edhe më tej qëndron si kryeshef i FQP ndërsa grafikoni për drejtor të DSP në faqen e njëjtë edhe më tej është e zbrazët.

Gjithashtu, administratori i faqes ende nuk e ka përditësuar grafikonin e drejtorit të DSK-së, ku në postin e drejtorit të policisë sekrete edhe më tej qëndrojnë fotografia dhe biografia e shkurt e Sasho Mijalkov.