Bota Ballkan SIRIZA përparësi me 3% para Demokracisë së Re

SIRIZA përparësi me 3% para Demokracisë së Re

Pas krijimit të partisë së re të Jorgos Papandreut në Greqi është publikuar një sondazh sipas të cilit SIRIZA del fituese në zgjedhjet e ardhshme me 30. 4% të votave.

Ndërsa PASOK do të merrte 3.5 % të votave dhe Agimi i Artë 3.8 %. Sondazhi nënvizon efektin negative që shkakton përcarja e PASOK pas krijimit të partisë së re të Papandreut por nga ana tjetër edhe faktin se partia e re nuk do të arrijë të marrë shumë vota.

Sipas sondazhit nga liderët politikë kryson Samaras i ndjekur nga Tsipras, që kërkon të marrë frenat e qeverisë në Greqi.

Një ditë më parë Papandreu krijoi patinë e re të quajtur Lëvizja Socialdemokrate dhe do të garojë që në zgjedhjet e 25 janarit që pritet të mbahen në Greqi.

Por PASOK përmes një reagimi e ka konsideruar ndarjen e Papandreut një tradhëti ndaj emrit të të atit që themeloi partinë. Po ashtu PASOK thotë se ky veprim i Papandreut është i motivuar nga ambicja personale politike dhe jo mosmarrëveshjet brenda radhëve të partisë.