Maqedoni Rreth 60 OJQ kanë dërguar reagim me shkrim deri tek komuniteti ndërkombëtarë

Rreth 60 OJQ kanë dërguar reagim me shkrim deri tek komuniteti ndërkombëtarë

Me rastin e negociatave të nesërme në Bruksel dhe deklaratën e fundit të komisarit Johanes Han, 61 OJQ dërguan reagim me shkrim deri tek komuniteti ndërkombëtarë, ku përkujtojnë linjat e kuqe deri tek të cilat mund të shkohet në këto bisedime.

“Në letër përkujtojmë deklaratën e fundit të komisarit Johanes Han, të cilën e konsiderojmë si jo- parimore dhe jo- përmbajtësore duke pasur parasysh se ai dha kualifikim për zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2014 se ato janë mbajtur në një atmosferë demokratike. Duam të rikujtojmë se raportet e OSBE dhe ODIHR vërejtën shkelje të shumta në procesin zgjedhor, duke filluar nga qasja selektive e mediumeve, ndjekja e kundërshtarëve politik dhe mosndarje mes shtetit dhe partisë. Në letër përkujtojmë se qëndrimi i jonë është Gruevski të jep dorëheqje dhe mos të jetë pjesë e qeverisë kalimtare, ndërsa para fillimit të funksionimit të asaj qeverie, duhet të bëhen disa reforma strukturale gjegjësisht të emërohet prokuror i pavarur, TVM të lirohet nga kthetrat e pushtetit dhe të pastrohet lista zgjedhore”, thotë Urania Pirovska, kryetarja e Komitetit të Helsinkit.

Në letër thuhet se BE ka përgjegjësi të veçantë në zbatimin e vlerave evropiane, siç janë demokracia, sundimi i të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe se BE dhe SHBA kanë përgjegjësi për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë.

“Dje 10 OJQ u ballafaquan me të vërtetën e tyre dhe morën dëshmi se kanë qenë të përgjuar dhe se pushteti ka ditur çdo hap të tyre. Pushtet i cili përgjon qytetarët e vet dhe sektorin civil, i cili është me qasje kritike dhe që popullin e vet e quan “indian” dhe “të mjerë”, patjetër duhet të largohet”, thotë Marjan Zebrçanec nga platforma e politikës civile “Ajde”.

Nga negociatat e nesërme, OJQ-të presin të garantohet procesi i cili do të siguroj stabilitet dhe aspektin demokratik të Maqedonisë e jo proces që do të ndihmoj në zhvillimin e karrierës politike të dikujt.