Maqedoni Selmani paralajmëron: Propozojnë legalizimin e reklamave qeveritare!

Selmani paralajmëron: Propozojnë legalizimin e reklamave qeveritare!

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani dhe kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, Tamara Çausidis, sot përpara Klubit të Deputetëve, ku mbahen bisedimet për mediume, edhe njëherë e kanë konfirmuar qëndrimi e tyre se nuk do të pranojnë asnjëfarë lloj forme të reklamimit qeveritar.

Selmani tha se ka dëgjuar disa spekulime se në bisedime ka propozim për mundësimin e legalizimit të reklamave pro-qeveritare, por me mundësi që me mundësi ai më tej të tërhiqet.

“Ndikimi negativ i këtyre reklamave është i madh. Ato kontribuojnë për mediumet e kontrolluara jo-profesionale. Me para të qytetarëve korruptohen mediumet”, tha Selmani.

Ai bëri thirrje deri te lehtësuesi belg, Piter Vanhojte, q të mos lejojë që me nënshkrimin e tij të legjitimohet vendimi i cili është i keq. Selmani vlerëson se ato nuk janë kundër asaj që institucionet t’i ndihmojnë mediumet, megjithatë jo me reklama pro-qeveritare.