Maqedoni Çdo fundjavën e tretë të rinjtë do të udhëtojnë falas me tren

Çdo fundjavën e tretë të rinjtë do të udhëtojnë falas me tren

Agjencia për të rinj dhe sport në bashkëpunim me Hekurudhat e Maqedonisë sot promovoi projektin me të cilin të rinjtë deri në moshën 27 vjeçe çdo fundjavën e tretë të muajit do të mund të udhëtojnë me tren falas.

Fillimi i projektit ishte për vozitje falas të një grupi të rinjve deri në Veles. Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Marijan Spaseski iu bëri thirrje të rinjve ta shfrytëzojnë këtë rast për ta shëtitur Maqedoninë.