Maqedoni LSDM: Partia në pushtet nuk do që sot të votohet për...

LSDM: Partia në pushtet nuk do që sot të votohet për ministrat e rinj

Deputetët e LSDM-së konsiderojnë se partia në pushtet qëllimisht nuk do të miratohen propozimet e ministrave të rinj, kështu që seanca plenare dhe debatet në komisione janë caktuar për aq vonë. Këtë e deklaroi koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarevski, i cili në seancën plenare kërkoi që ligji për qeverinë, në vend që të jetë pika e fundit e agjendës të jetë pika e parë.

–Kërkojmë që Ligji për Qeverinë të jetë pika e parë e agjendës që kryeministri të mundet që sot t’i propozojë ministrat e rinj. Unë e di që pikë të dobët keni MPB-në, mirëpo patjetër që duhet të hiqni dorë- tha Sugarevski.

Kryetari i Kuvendit Trajko Velajnosvki kësaj kërkese iu përgjigj duke thënë se të gjitha ligjet do të votohen si set dhe nuk luan rol se cila pikë do të jetë e para.