Maqedoni LSDM: Qeveria është e frikësuar dhe për këtë miraton ndryshime të përshpejtuara...

LSDM: Qeveria është e frikësuar dhe për këtë miraton ndryshime të përshpejtuara në arsim

Qeveria e Nikolla Gruevskit u frikësua nga “JO-ja” e zëshme për të ashtuquajturin provim shtetëror dhe për këtë vendosi ta promovojnë të dielën, i mbështjellë në një grumbull ndryshimet të përshpejtuara në arsim, për të cilat, për çdo muaj do të duhet ndonjë provim i ri shtetërorë, qëndron në reagimin me shkrim të LSDM-së në konferencën e sotme të shtypit të ministrit të arsimit dhe shkencë, Abdyaqim Ademit dhe zëvendësit të tij, Spiro Ristovskit, në të cilën të dytë informuan për pakon e ligjeve për arsimin e lartë që dje i miratoi Qeveria.

-Dhuna e Qeverisë përkundër qëndrimit të 10. 000 studentëve dhe e zbatuar në momente kur çdo fakultet me radhë del me refuzimin e propozimit qeveritarë për “provim shtetërorë” është dëshmi klasike me çfarë pushteti të papjekur dhe egoist kanë punë qytetarët e Maqedonisë- thonë nga LSDM-ja.

Zgjidhjet e propozim- ligjit të ministrisë së arsimit dhe shkencës, për partinë më të madhe opozitare janë “kapitullim i politikave të gabuara tetëvjeçare të Qeverisë që e çuan arsimin në zgrip të katastrofës”.

-Zgjidhja është në largimin e kësaj Qeverie. Ndërsa zërin e opinionit askush nuk do ta pengojë-thuhet në reagimin e LSDM-së.