Maqedoni LSDM-ja ngriti padi penale ndaj Gruevskit

LSDM-ja ngriti padi penale ndaj Gruevskit

“LDSM-ja sot dorëzoi padi penale ndaj Nikolla Gruevski nën dyshimin së ka kryer vepër penale, publikim të sekretit zyrtar duke u bazuar fjalimit të tij të djeshëm në konferencë. Ai dje nxori disa argumente se se Zoran Zaev ka qenë i ndjekur nën masa të veçanta hetimore dhe po ato materiale u publikuan në media. Prandaj edhe ngritëm këtë padi. Padi kemi ngritur edhe ndaj personave të panjohur nga MPB-ja, Gjykata dhe Prokuroria që kanë pasur kontakt direkt me materialet që u publikuar, që në fakt edhe ata llogariten fajtorë për publikim të një sekreti zyrtar.Në Maqedoni sistemi ligjor është i shkatërruar. Kjo u dëshmua me bisedat që i publikuam se nuk mund të kemi besim tek institucionet pasi janë të kontrolluara në mënyrë direkte nga partia. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në mendimin se një pjesë e prokurorëve dhe gjykatësve duhet të kthehen në anën e popullit dhe drejtësisë edhe pse gjithçka është e politizuar dhe në anën e Nikolla Gruevskit”, deklaroi Oliver Spasovski, sekretar gjeneral i LSDM-së.