Maqedoni Rusia do t’i ndaj Ivanovit çmim për kontribut në ortodoksizëm

Rusia do t’i ndaj Ivanovit çmim për kontribut në ortodoksizëm

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorge Ivanov është dekoruar me çmimin “Patriarku i Moskës dhe Rusisë, Aleksej Vtori” për vitin 2016-të, që në muajin maj në ceremoni solemne në Moskë, do t’i dorëzohet patriarkut të kishës ortodokse ruse, z. Kiril, njoftojnë nga kabineti i presidentit Ivanov.

Çmimin e ndaj Fondacioni Ndërkombëtarë Shoqëror për bashkim të popujve ortodoks, për veprimtari të shkëlqyer në përforcimin e bashkimit të popujve ortodoks dhe vërtetimin dhe promovimin e vlerave ortodokse në jetë dhe shoqëri.

Parashihet ceremonia solemne për ndarjen e çmimit të mbahet më 23 maj 2017 në tempullin “Hristos Spasitel” në Moskë.