Maqedoni “Revolucioni shumëngjyrësh”: Prej sot numërojmë!

“Revolucioni shumëngjyrësh”: Prej sot numërojmë!

“Gjashtë qershori është data me rëndësi të madhe për të gjithë ne, dita kur ne mësuan për mizorinë, brutalitetin dhe për aftësinë e pushtetit që të fshehë vrasje të fëmijës – Martin Neshkovski”, kështu shkruhet në paralajmërimin e “Revolucionit Laraman” dhe të “#Protestoj”, për protestën e sotme.

Pritet që protesta e sotme të jetë me numër më të madh të qytetarëve.

“Deri më tani u dhanë mjaft kohë! Erdhi koha që t’i japim fund krizës! Ju bëjmë thirrje të gjithëve në ora 18:00 përpara PSP-së, ta lajmërojmë fundin e qeverisjes kriminele në Maqedoni. Të jemi të saktë, të jemi në numër dhe të jemi të zëshëm! Të gjithëve t’u tregojmë qartë dhe zëshëm atë se çfarë kërkojmë. Durimi i jonë kaloi!”, shkruhet në njoftimin e organizatorëve të protestuesve.

Nga lëvizjet civile “#Protestoj” dhe “Revolucioni Laraman” thonë se sot do ta deklarojnë një plan të pakompromisë për dalje nga kriza, me afate të cilat nuk mund të shtyhen.

“E vendosim linjën e kuqe! Nga sot numërojmë! Kriza mjaft zgjati! Të hënën, qytetarët do të tregojnë si do ta tejkalojmë! Nuk do të na shohin më prej më 18:00, por çdo ditë – gjithnjë më të fuqishëm. Nga 6 qershori asgjë nuk do të jetë e njëjtë!”, shkruhet në njoftimin e ngjarjes.