Maqedoni  “Revolucioni shumëngjyrësh” përshëndeti Petirin: A falni kriminel në BE?

 “Revolucioni shumëngjyrësh” përshëndeti Petirin: A falni kriminel në BE?

Aktivistët e “Revolucionit shumëngjyrësh” sot bënë aksion geril për euro- deputeten Marijana Petir e cila ishte për drekë në restorantin “Pelister” me deputeten dhe kryetaren e Unionit të grave të VMRO DPMNE-së, Daniela Rangelova.

Protestuesit shpalosën mbishkrim ku shkruan “A falni kriminel në BE”?

“Sot e kriposëm drekën e euro- deputetes Petir e cila pasdite në restorantin Pelister në Shkup diskutonte me gratë nga jeta politike në Maqedoni. E pyetëm “A falni kriminel në BE? Para disa ditëve Petir tha se dalja nga kriza do të bëhet nëse mbahen zgjedhjet më 5 qershor e ne nuk pajtohemi me këtë” thonë nga “Revolucioni shumëngjyrësh”.