fbpx

Orav: Partitë të gjejnë zgjidhje për krizën në ditët e ardhshme, e jo javë ose muaj

-

Bashkimi Evropian është i brengosur thellë për shkak të krizës politike e cila në vend se të zgjidhet, hasi në qorr-sokak, njoftoi sot në Shkup euroambasadori Aivo Orav, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit.

– Kaloi më shumë se një muaj qëkur Kuvendi u mblodh sërish. Fatkeqësisht, nuk pamë progres për zgjidhjen e krizës politike në vend. BE-ja është e brengosur seriozisht për situatën. Ne jemi të njëzëshëm në nevojën që liderët politikë të vendit të përfshihen në dialog të hapur. Partitë duhet doemos tl pajtohen se si të implementohet më tutje Marrëveshja e Përzhinës, duke përfshirë edhe krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme – tha Orav, duke lexuar deklaratën e përbashkët të ambasadorëve evropianë.

Euroambasadori theksoi se gjatë periudhës së kaluar është vërejtur shkelje serioze e sundimit të së drejtës dhe porositi se kjo bie ndesh me parimet demokratike. Orav përsëriti se puna e Prokurorisë Speciale nuk guxon të pengohet dhe bëri thirrje që autoritetet dhe institucionet të pushojnë me obstruksionet.

– Mbetemi të brengosur për problemet me të cilat përballet Prokuroria Speciale Publike gjatë punës së saj. U bëjmë thirrje të gjitha trupave, veçanërisht partive që u pajtuan të vendoset Prokuroria Speciale Publike, që të pushojnë me obstruksionet ndaj saj dhe t’i japinj mbështetje të plotë. Po ashtu, të gjitha problemet me të cilat përballet ky institucion duhet doemos të zgjidhen në mënyrë parësore – porositi Orav.

Lidhur me vendimin e LSDM-së për të ngrirë pjesëmarrjen e saj në Kuvend, euroambasadori tha se kjo bie ndesh me tendencat për forcimin e demokracisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.