Maqedoni Reagime: Disa skenarë fshihen pas vendimit të BDI-së për largim

Reagime: Disa skenarë fshihen pas vendimit të BDI-së për largim

Liderët e PRSD-së, Lidhje Demokratike dhe PEPR, Tito Petkovski, Pavle Trajanov dhe Samka Ibrahimovski dolën me reagime lidhur me vendimin e BDI-së për tërheqjen e ministrave.

Petkovski vlerëson se vendimi i partnerit të koalicionit të VMRO DPMNE-së është vetëm mënyrë që të betonohet data e zgjedhjeve.

“Duke pasur parasysh si janë zhvilluar gjërat në të kaluarën, hapi i Integristëve është skenar i përgatitur me VMRO DPMNE-në për betonimin e 5 qershorit si datë për zgjedhje” tha Petkovski.

Për liderin e LS-së, Pavle Trajanov ekziston shpresë që vendimi i BDI të jetë në drejtim të formimit të qeverisë politike- eksperte që do të ketë mandat më të gjatë për t’i zbatuar reformat kyçe për zgjedhje demokratike dhe të lira.

“Ky do të ishte vendim i arsyeshëm nëse në këtë drejtim zhvillohen gjërat sepse është më se e qartë se nuk kemi kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike për 5 qershor kur kemi bllokim të plotë të të gjithë institucioneve” tha Trajanov.

Nga Partia për Emancipim të Plotë të Romëve thonë se BDI nuk është për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor. Nëse hapi i tyre është në këtë drejtim atëherë është për t’u përshëndet, por nëse ka ndonjë variant tjetër, kjo do të ishte tragjike për shtetin.