Maqedoni Qytetarët dhe politikanët shkojnë në pushime, “lufta” vazhdon pas 15 gushtit

Qytetarët dhe politikanët shkojnë në pushime, “lufta” vazhdon pas 15 gushtit

Votimi i rishikimit të buxhetit të premten (29 korrik 2016) ishte ngjarja e fundit parlamentare para fillimit të pushimeve verore për politikanët.

Një ditë më herët u votuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, Ligi për shërbime mediatike audio dhe audio- vizuale, Ligji për procedurë penale, Kodi zgjedhor dhe Ligji për Qeverinë.

Paralelisht me politikanët, në mënyrë masovike kanë udhëtuar edhe maqedonasit dhe kjo mund të shihet nga rrugët e zbrazëta të qytetit. Kuptohet, 2 gushti në mënyrë shtesë i detyroi njerëzit ta lidhin fundjavën dhe të lidhin ndonjë ditë pushim.

Pritet pas 15 gushtit të ashpërsohet lufta politike, kur edhe duhet të dihet përbërja e trupit “ad-hok” për rregullimin e mediave, kryeredaktorit të RTVM me propozim të LSDM-së ndërsa kah fundi i muajit duhet të dihet nëse më 11 dhjetor do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Në ndërkohë, presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të merr pjesë në shënimin e Ilindenit në kompleksin memorial në Pelincë ndërsa Trajko Veljanovski në Shkup do të jetë prezent para bustit të Metodia Andonov- Çentos.

Kryeministri Emil Dimitriev do të udhëheq delegacionin e homazhit qendror në Meçkin Kamen në Krushevë. Aty do të vendosin lule në varrin e Nikolla Karevit, në vendin Sliva dhe në bustin e mbrojtësve të Republikës së Krushevës në Meçkin Kamen.