fbpx

Maqedonia feston “Shën Klimentin e Ohrit”

-

Në Maqedoni, sot shënohet Dita e shën Klimentit të Ohrit, që për të katërtin vit me radhë shënohet si festë shtetërore, me të cilën festohet vepra e shkrimtarit dhe iluministit të parë origjinal slloven, peshkopit të parë slloven dhe krijuesit të Shkollës letrare të Ohrit.

Së bashku me Naumin e Ohrit, ai është nxënës më i dalluar i krijuesve të shkrimit slloven, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, dhe vazhduesi më i devotshëm i veprës së tyre. I ka shoqëruar rreth njëzet vite në misionin iluminist për mbrojtjen e gjuhës sllovene në Moravinë e Madhe.

Në prag të festës së sotme, mbrëmë në Shtëpinë e ARM-së u mbajt Akademi solemne nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski, ndërsa sot në Parlament do të ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2010.

Sot shumë kisha, institucione, shkolla dhe shoqata e mbajnë emrin e tij, ndërsa mes atyre më përfaqësueseve janë Biblioteka kombëtare dhe universitare dhe Kisha kryesore në Shkup, Universiteti në Manastir. Emrin e tij e mban edhe universiteti në Sofje. Për nder të Shën Klimentit të Ohrit ndahet edhe çmimi shtetëror për realizime të posaçme në edukim, arsim, kulturë, shkencë dhe shëndetësi.

Çmimet për realizime në fushën e arsimit dhe edukimit do t’i fitojnë prof. d-r Goran Ajdinski, defektolog dhe prof. d-r Ratomir Grozdanoski, teolog, biblist dhe filolog. Për realizim në fushën e kulturës dhe artit, çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” do ta fitoj poeti dhe kritikuesi letrar Rade Siljan ndërsa mjekja Aspazia Sofijanova do të merr çmimin për realizim në fushën e shëndetësisë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.