Maqedoni Qindra qytetarë protestuan kundër shkatërrimit të gjelbërimit në Karposh

Qindra qytetarë protestuan kundër shkatërrimit të gjelbërimit në Karposh

Qindra qytetar kanë bllokuar bulevardin “Aradhat e partizanëve” te “City Mall” për të shprehur revoltin e tyre kundër miratimit jo të duhur të planit të hollësishëm urbanistik për komunën e Karposhit.

Ata protestuan kundër prerjes së drunjve dhe shkatërrimit të gjelbërimit, ku në vend të tyre planifikohen godina.

Me brohoritjet “Ua, mafioz”, “Nuk e japim Karposhin” dhe mbishkrime ku shkruante “Fëmijët duhet të thithin ajër të pastër, “Për godina të mbushura”, dolën kundër “mafisë urbane”.

“Është e pakuptueshme si lejohet shkatërrimi i mëtutjeshëm i sipërfaqeve të gjelbra në kushte kur Shkupi është një prej qyteteve më të ndotur në Evropë. Komuna është e obliguar që qytetarëve të dëmtuar t’ua paguaj pronat e marra me çmim përkatës apo të kompensoj me pronë tjetër, varësisht nga marrëveshja e ndërsjellë. Por, parqet duhet të ngelin parqe sepse janë me interes publik për qytetarët” deklaroi zëdhënësja e DOM, Maja Moraçanin.

GROM partia amë e kryetarit të Karposhit Stevçe Jakimovski me shkrim reagoi ndaj konferencës së DOM dhe theksoi se “pronën e merr dhe e kthen gjegjësisht nacionalizon dhe denacionalizon shteti Maqedoni e jo vetëqeverisja lokale”.