Maqedoni PSP mbrëmë ka marrë dokumente nga Regjistri qendror

PSP mbrëmë ka marrë dokumente nga Regjistri qendror

Hetuesit e PSP-së mbrëmë janë futur në Regjistrin qendror dhe i kanë marrë dokumentet që Prokuroria i ka kërkuar për hetimet të cilat i zhvillon.

Prokurorët e PSP-së nga Regjistri qendror janë larguar në orën 4 të mëngjesit pasi i kanë marrë të gjithë dokumentet e kërkuar.

Nga PSP tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse aksioni është përfunduar dhe nëse janë siguruar dokumentet e nevojshme.

Hetuesit e Prokurorisë speciale dhe pjesëtarët të njësitit “Alfa” mbrëmë ruanin hyrjen e godinës së Regjistrit qendror të mos të lejojnë gjatë natës të nxirren apo shkatërrohen dokumentet që janë lëndë e hetimit të PSP-së.