Maqedoni PSP ka nisur procedurë para- hetimore për regjistrimet e zyrtarëve të BDI-së

PSP ka nisur procedurë para- hetimore për regjistrimet e zyrtarëve të BDI-së

PSP sot njoftoi se ka nisur procedurë para- hetimore për regjistrimet e bisedës private të zyrtarëve të lartë të BDI-së që u publikuan nëpër rrjetat sociale, njoftoi sot PSP.

Prej atje ashpër dënojnë publikimin e materialeve nëpër rrjetat sociale me të cilat, siç thonë, cenohet integriteti, dinjiteti dhe morali i personave të caktuar.

Nga Prokuroria speciale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg prej 1 deri 5 vite dhe apelojnë deri te të gjithë personat e përfshirë me publikimin e materialeve nga bisedat private këtë ta bëjnë në afat sa më të shkurtë që të mund PSP t’i hetoj pretendimet.