Maqedoni Propozimi i LSDM-së për mediumet është i papranueshëm për VMRO DPMNE-në dhe...

Propozimi i LSDM-së për mediumet është i papranueshëm për VMRO DPMNE-në dhe BDI-në

Bisedimet e grupeve të punës mes partive politike pritet të vazhdojnë edhe sot, kur negociatorët duhet të deklarohen për propozim- ligjin për mediumet, që e dorëzoi LSDM. Sipas asaj që shkruajnë mediumet pro- qeveritare , ligji i tillë nuk është i pranueshëm për VMRO DPMNE-në dhe BDI-në.

LSDM dje deri te partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos dorëzoi propozim- ligjin për mediumet ndërsa propozimi është në linjën e njëjtë me atë të ndërmjetësit Piter Vanhoute.

Ligji për reklamim qeveritar dhe formë të kombinuar të funksionimit të RTVM sipas modelit slloven- gjerman-belg janë propozimet e VMRO DPMNE për rregullimin e mediumeve.