Bota Gjendet bombë në stacionin hekurudhor të Parisit

Gjendet bombë në stacionin hekurudhor të Parisit

Trafiku hekurudhor në një stacion hekurudhorë në Paris është ndërprerë, ku punonjësit, duke i riparuar hekurudhat, kanë gjetur bombë të pashpërthyer.

Siç njoftojnë mediumet lokale, bëhet fjalë për bombë nga Lufta e Dytë Botërore.

-Bomba është gjetur gjatë punimeve të hekurudhave- deklaroi përfaqësues i paemëruar i hekurudhave franceze, duke shtuar se është ndërprerë trafiku i trenave të cilët bartin udhëtarë në Gjermani, Zvicër dhe Luksemburg.

Sipas të dhënave të policisë, bomba edhe më tej ka kapacitet për shpërthim.

Ekipet speciale të sigurisë punojnë në çmontimin e bombës.