Maqedoni Konferenca e shtypit e Han anulohet për orën 20

Konferenca e shtypit e Han anulohet për orën 20

Konferenca e shtypit e komisarit për zgjerim, Johanes Han që ishte caktuar për orën 18 e 30 minuta është anuluar për orën 20.

Siç parashihet, para info- qendrës së BE, deklaratë do të japin Han dhe treshja evropiane, Eduard Kukan, Ivo Uajgl dhe Riçard Houit.

Në rezidencën e BE-së, kryetarët e VMRO DPMNE dhe LSDM-së Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev të fundit iu bashkëngjitën liderëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi.

Gjatë hyrjes në rezidencë, Ahmeti iu tha gazetarëve se sot “do të ketë marrëveshje”.