Kulturë U hesht skandali me statujën “Bona Dea” në mbylljen e Festivalit “Vëllezërit...

U hesht skandali me statujën “Bona Dea” në mbylljen e Festivalit “Vëllezërit Manaki”

Me sallë gjysmë bosh, çmime të shumta dhe fjalimet të gjata shënuan ceremoninë e mbylljes së mbrëmshme të edicionit të 36-të të Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” në Manastir.

Çmimi “Kamera e artë 300” juria kryesore e festivalit vendosi t’ia ndaj Maqash Erdelit, kinematografit nga filmi “I bir i Saulit,” një histori e re për tmerret e Holokaustit. “Kamera e argjendtë 300” shkoi në duart e Adam Arkapos për filmin “Makbethi”, ndërsa “Kamerën nga bronzi” e fitoi Mateo Gusman për filmin “Tokë dhe hije.”

Organizatorët e festivalit, pavarësisht paralajmërimeve, mbrëmë u përpoqën të anashkalojnë skandalin me statujë “Bona Dea” për filmin më të mirë në programin “Filmi i ri evropian”. Pas disa media kanë raportuar se statuja nuk është perëndeshë romake, por objekti arkeologjik me fytyrë mashkulli në Heraklea dhe ruhet në muzeun e vogël në lokalitetin e lashtë, dhe jo në muzeun e Londrës, dhe organizatorët statujën nuk e treguan në skenë.

Për shumicën kjo ishte një befasi, sepse praktika e mëparshme ishte që çdo nga çmimet të sillet në skenë, pa dallim se a është i pranishëm ose jo.

Në skenë doli drejtori i Festivalit Dimitar Nikolov dhe shprehu keqardhjen se përfaqësuesi i Bullgarisë i cili duhej të merr dhënë çmimin, para disa ditëve. Ndërkaq, çmimin për filmi të ri evropian e fitoi filmi “Deshtë” nga Grimur Hakonarson.